E diel, 27 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeMijëra euro mëditje, zero njohje të reja – Sa i kushtuan vendit...

Mijëra euro mëditje, zero njohje të reja – Sa i kushtuan vendit ministrat e Kurtit në vitin 2024?Sinjali

Mbi 45 mijë euro është shuma që ministrat në detyrë të Qeverisë së Kosovës kanë shpenzuar gjatë vitit 2024 për udhëtime jashtë vendit, përmes mëditjeve.

Në krye të listës së shpenzimeve qëndron ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ka përfituar mbi 15 mijë euro mëditje, ndonëse gjatë mandatit të saj nuk është siguruar asnjë njohje e re ndërkombëtare për Kosovën.

Në vijim, pasqyra e shpenzimeve të disa prej ministrave të tjerë:

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër dhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, ka marrë 3,908 euro.

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka marrë 2,798 euro.

Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka marrë 2,560 euro.

Faton Peci, ministër i Bujqësisë, ka marrë 4,594 euro.

Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre për komunitetet, ka marrë 6,364 euro.

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, ka marrë 1,911 euro.

Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë, ka përfituar mbi 1,600 euro.

Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës, ka marrë mbi 3,200 euro.

Fikrim Damka, ministër i Zhvillimit Rajonal, ka përfituar 2,500 euro.

Në total, mëditjet e paguara nga buxheti publik për ministrat arrijnë në 45,670 euro.

Këto shpenzime kanë ngritur pikëpyetje të reja për transparencën dhe përgjegjësinë e përdorimit të parasë publike nga ana e institucioneve shtetërore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT