E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/miftaraj-ministre-rizvanolli-nese-ka-mungese-te-prodhimit-te-rrymes-neser-ofroje-doreheqjen/Miftaraj: Ministre Rizvanolli nëse ka mungesë të prodhimit të rrymës, nesër ofroje...

https://klankosova.tv/miftaraj-ministre-rizvanolli-nese-ka-mungese-te-prodhimit-te-rrymes-neser-ofroje-doreheqjen/Miftaraj: Ministre Rizvanolli nëse ka mungesë të prodhimit të rrymës, nesër ofroje dorëheqjen – Klan Kosova

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, një deklaratë të KESCO-së, ku thuhet se do të ketë mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike që pritet të ndodhë nesër dhe në ditët në vijim.

Miftaraj, për këtë deklaratë, ka thënë se kjo është një gjë shumë e keqe për kosovarët.

“Lajm tepër i keq për qytetaret.  Parajse financiare për tregtarët e rrymës nga pushteti”, u shpreh i njëjti.

Poashtu, ai kërkoi nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që të japë dorëheqje.

“Ministre Rizvanolli nëse kjo ndodh, nesër ne ora 8 në mëngjes ofrimi i dorëheqjes do ishte minimumi nëse ke pak etike dhe integritet”. /Klankosova.tv

The post Miftaraj: Ministre Rizvanolli nëse ka mungesë të prodhimit të rrymës, nesër ofroje dorëheqjen appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT