Miftaraj: LVV është sinonim i shkeljeve kushtetuese, keq-qeverisjes dhe korrupsionit

Miftaraj: LVV është sinonim i shkeljeve kushtetuese, keq-qeverisjes dhe korrupsionit

Ehat Miftaraj nga Institutit i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese mori vendim që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Miftaraj shkroi se Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, është sinonim i shkeljeve kushtetuese, keq-qeverisjes dhe korrupsionit, duke përmendur këtu edhe familjarë të Fitores.

Ai shtoi se do të habitej nëse Lëvizja Vetëvendosje e kupton dhe e zbaton Kushtetutën.

“Do habitesha shumë nëse LVV e kupton dhe zbaton Kushtetutën, respekton sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, lufton korrupsionin. Dejona tash përmes ushtareve te saj na mban ligjërata mbi patriotizmin dhe parimet kushtetuese”, shkroi Miftaraj.

Ndryshe, bazuar në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, deputetët obligohen që ta zgjedhin atë brenda 12 ditësh. / Klankosova.tv

The post Miftaraj: LVV është sinonim i shkeljeve kushtetuese, keq-qeverisjes dhe korrupsionit appeared first on Klan Kosova.