E diel, 29 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/miftaraj-ikd-lvv-dhe-albin-kurti-haptazi-kane-kapur-kuvendin-e-kosoves/Miftaraj (IKD): LVV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës...

https://klankosova.tv/miftaraj-ikd-lvv-dhe-albin-kurti-haptazi-kane-kapur-kuvendin-e-kosoves/Miftaraj (IKD): LVV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës – Klan Kosova

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke i cilësuar ato si shkelje të hapura të rendit kushtetues dhe parimeve demokratike.

Sipas Miftarajt, Lëvizja Vetëvendosje, përmes veprimeve të fundit në Kuvend, konkretisht përmes Avni Deharit – ka anashkaluar një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, duke minuar funksionimin kushtetues të institucioneve, transmeton klankosova.tv.

”Lëvizja Vetëvendosje është e specializuar në anarki.

Albin Kurti dhe LVV nuk munden dhe nuk kuptojnë të funksionojnë në bazë të rregullave demokratike.

Sot LVV, përmes Avni Deharit, shkeli aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, rendin kushtetues dhe demokracinë në Kosovë.

LVV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës. Kosova – shtet i kapur nga egoja e sëmurë dhe interesat e Albin Kurtit dhe klientelës së tij.

39 dështime të Albulena Haxhiut dhe LVV-së janë vetëm numra për të mbrojtur interesat personale dhe partiake”.

The post Miftaraj (IKD): LVV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT