E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
spot_img
HomeTeknologjiMicrosoft teston një version pa pagesë me reklama të Office

Microsoft teston një version pa pagesë me reklama të Office

Microsoft filloi testimin e një versioni pa pagesë të Office për Windows i cili përmban reklama. Aktualisht duhet të paguani për një abonim mujor në Microsoft 365 që të keni qasje të plotë në versionin desktop të Office.

Por Microsoft në heshtje ka testuar versionin me reklama të Office në disa vende të botës. Testimet kanë filluar të bëhen në Indi ku përdoruesit e Windows mund të aksesojnë Word, Excel, PowerPoint dhe aplikacionet Office pa një abonim Microsoft 365.

Ndërsa Microsoft pretendon se ky është një testim i kufizuar, kompania specifikisht ka krijuar aplikacionet Office për të funksionuar në Windows me reklama.

Mes reklamave janë banera që shfaqen përherë në anën e aplikacionit si dhe video reklama 15 sekondëshe që luhen krye disa orësh. Microsoft gjithashtu detyron përdoruesit e këtij versioni pa pagesë të ruajnë dokumentet në OneDrive ndërsa ruajtja lokalisht është e çaktivizuar.

Microsoft aktualisht ofron vetëm versione falas të Office në web dhe duhet të përdorni një shfletues. Aplikacionet në ueb kanë funksionalitete të kufizuara krahasuar me ato desktop.

/PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://pertawee.net/act/files/tag.min.js?z=8547498