Viti i kaluar ishte i një rëndësie të veçantë për linjën Microsoft Surface falë lançimit të iniciativës Copilot+ AI PC si dhe modeleve Surface Pro dhe Surface Laptop fuqizuar nga një çip ARM.
Por përveç ekraneve OLED dhe çipeve Snapdragon, dizajni në tërësi ngeli i pandryshuar. Por këtë vit Microsoft ka vendosur të lançojë versione më të vogla të familjes Surface: një model 12-inç Surface Pro i cili është tablet hibrid dhe një Surface Laptop 13-inç.
Këto dy modele të reja nuk vinë për të zëvendësuar ato ekzistuese, përkundrazi shërbejnë si variante më të vogla. Edhe pse në letër janë më të vegjël sesa modelet Surface Pro 13-inç dhe Surface Laptop 13.8-inç, Microsoft ka arritur të zvogëlojë ndjeshëm peshën.
Modeli i ri 12-inç Surface Pro peshon 226 gram më pak sesa Surface Pro 13-inç ndërsa Surface Laptop 13-inç është 136 gram më pak sesa Surface Laptop 13.8-inç.
Të dy pajisjet kanë procesorin me tetë bërthama Snapdragon X Plus i cili përfshin një NPU prej 45 TOPS, grafika Adreno dhe 16GB RAM. Sa i përket hapësirës, përdoruesit mund të zgjedhin mes varianteve 256GB dhe 512GB.
Ekranet më të vogla kanë edhe rezolucione më të vogla. Surface Pro 12-inç ka panel LCD me rezolucion 2196×1464 dhe frekuencë maksimale rifreskimi prej 90Hz.
Modeli 13-inç Surface Pro kishte rezolucion 2880×1920 dhe frekuencë 120Hz. Sa i përket Surface Laptop 13-inç, ka ekran 1080p 60Hz LCD ndërsa Surafce Laptop 13.8-inç kishte ekran LCD 2304×1536 LCD dhe frekuencë 120Hz.
Surface Laptop dhe Surface Pro të rinj kanë dy porta USB-C/USB 3.2 me shpejtësi 60W dhe 45W respektivisht. Surface Pro 12-inç fillon prej 800 dollarësh, ose rreth 200 dollarë më pak sesa modeli 13-inç.
Ndërkaq Surface Laptop 13-inç fillon prej 900 dollarësh ndërsa modeli më i madh kushton 1,000 dollarë. /PCWorld Albanian
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0