Kryeministri Hristijan Mickoski ka folur për rastin kur zv.kryeministri Arben Fetai refuzoi të flet në gjuhën maqedonase në një konferencë për shtyp. Mickoski tha se zëvendëskryeministri Arben Fetai po përpiqet të mësojë gjuhën maqedonase, duke shtuar se me të komunikon në gjuhën angleze.
Mickoski tha se Fetai ka biografi të begatë ndërsa është i shkolluar në universitete të shquara.
“Unë kam bashkëpunim jashtëzakonisht cilësor me zv/kryetarin e qeverisë në gjuhën angleze. Pse? Sepse ai nga mosha 6 vjeçe ka emigruar nga Maqedonia dhe jeton në Belgjikë dhe i flet rrjedhshëm katër gjuhë. Frëngjisht, holandisht, anglisht, e kështu me radhë, tani mos t’i rendis. Komunikimi ynë zhvillohet në anglisht, ai ka biografi jashtëzakonisht kualitative, është shkolluar në universitete të shquara”.
“E di që nuk e ka qëllimin ashtu siç tentojnë disa qendra për shkak të keqpërdorimit politik ta shpërqendrojnë opinionin. Sepse tenton, mundohet ta mësojë gjuhën maqedonase dhe e di sesa energji shpenzon këtu në 15 muajt e fundit”, tha mes tjerash Mickoski.