Miami është i hapur për biznes dhe për Kosovën

Miami është i hapur për biznes dhe për Kosovën

Intervistë me Keith Carswell, Drejtor i Departamentit për Inovacion Ekonomik & Zhvillim, Qyteti i Miamit.

Expand to US & AI Conference – 16 Tetor, Klan Arena, Prishtinë.


P1: Z. Carswell, ju po vini në Prishtinë si folës në konferencën Expand to US & AI më 16 tetor në Klan Arena. Çfarë mund të presin vizitorët nga pjesëmarrja juaj?

P: Është një nder për mua të jem pjesë e Expand to US & AI Conference, me ftesë të Creative Hub Kosovo dhe Arijana Koskarova, e cila udhëheq gjithashtu edhe Creative Hub Miami, një partner i fortë i Qytetit të Miamit. Vizitorët mund të presin të marrin njohuri mbi mënyrën se si qytete si Miami po ndërtojnë ekonomi të udhëhequra nga inovacioni dhe çfarë do të thotë kjo për sipërmarrësit nga Kosova. Unë do të ndaj mënyra praktike për të zgjeruar biznese në SHBA, mundësi bashkëpunimi dhe arsyen pse Miami është unik si qendër përbizneset dhe talentet ndërkombëtare.

P2: Miami është pozicionuar si një qendër globale e inovacionit dhezhvillimit ekonomik. Cilat janë disa nga nismat më të rëndësishme që Qyteti i Miamit po udhëheq aktualisht për të tërhequr biznese ndërkombëtare?

P: Miami është fokusuar të bëhet “Capital of Capital”. Përmes punës së Departamentit për Inovacion Ekonomik & Zhvillim, të cilin e udhëheq unë, si dhe partneriteteve me akseleratorë, universitete dhe organizata si Creative Hub Miami, ne ofrojmë mbështetje për kompanitë ndërkombëtare, nga mentorimi dhe qasja në fonde, deri tek shërbimet për “soft-landing”. Qëllimi ynë është ta bëjmë sa më të lehtë zgjerimin dhe lulëzimin e bizneseve globale në Miami.

P3: Shumë sipërmarrës në Kosovë janë të etur të zgjerojnë kompanitë e tyre ndërkombëtarisht. Pse duhet ta shohin Miamin si një pikë hyrëse të fortë në tregun amerikan?

P: Miami është multikulturor, i larmishëm dhe sipërmarrës në thelb. Më shumë se 60% e banorëve tanë flasin një gjuhë të dytë. Për sipërmarrësit nga Kosova, Miami ofron jo vetëm tregun amerikan, por edhe lidhje me Amerikën Latine. Përmes nismave si Built in Miami Program, sipërmarrësit ndërkombëtarë mund të kenë qasje në mentorim, rrjete investitorësh dhe madje edhe grante dhe incentiva lokale të dizajnuara për të mbështetur sipërmarrësit e huaj. Ekosistemi i Miamit është ndërtuar për të mirëpritur talentin global dhe për të ofruarburimet që u nevojiten për të pasur sukses. Së bashku me Arijanën nga Creative Hub, kemi diskutuar edhe organizimin e një delegacioni prej 10 biznesesh nga Kosova që të vijnë në Miami. Shpresoj shumë që ta bëjmë realitet.

P4: Përtej teknologjisë, ku i shihni mundësitë për bizneset dhe investitorët kosovarë në Miami?

P: Përtej teknologjisë, Miami po lulëzon në zhvillimin e pasurive të paluajtshme, turizëm dhe hospitality, logjistikë dhe industri kreative. Bizneset kosovare mund të eksplorojnëpartneritete dhe investime në të gjitha këto sektorë. Dhe fakti që Creative Hub po përgatit talente të afta digjitale, krijon një mundësi unike për të lidhur profesionistët e trajnuar në Kosovëme industrinë me kërkesë të lartë në Miami.

P5: Çfarë mesazhi të fundit dëshironi të ndani me sipërmarrësit dhe politikëbërësit kosovarë që marrin pjesë në këtë konferencë?

P: Mesazhi im është se Miami është i hapur për biznes dhe për Kosovën. Falë vizionit të Creative Hub Kosovo dhe Arijana Koskarova, ky event krijon një urë mes dy ekosistemevetona. Si një akademi teknologjike dhe qendër inovacioni, Creative Hub po përgatit gjeneratën e ardhshme të liderëve që mund të kenë sukses ndërkombëtarisht.

Dhe në një shënim personal, dua të them se jam i hapur të takoj themelues, biznesmenë dhe liderë nga Kosova që janë gati të zgjerojnë aktivitetin e tyre.

Me padurim pres të lidhem drejtpërdrejt me ju në Expand to US & AI Conference më 16 tetor në Klan Arena.

Mund të gjeni më shumë detaje dhe të regjistroheni këtu: https://creativehubkos.com/ai-conference/

“Së bashku me Creative Hub, kemi diskutuar për organizimin e një delegacioni prej10 biznesesh nga Kosova që të vijnë në Miami. Shpresoj shumë që ta bëjmë realitet.” – Keith Carswell, Drejtor i Departamentit për Inovacion Ekonomik & Zhvillim,Qyteti i Miamit.