Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se mezi pret të forcojë partneritetin e Kosovës me Luksemburgun.
Këto komente ajo i bëri në llogarinë e saj në X ku ka uruar Dukën e Madh Guillaume, në marrjen e fronit të Luksemburgut.
“Urime të përzemërta Lartmadhërisë së Tij Mbretërore, Dukës së Madh Guillaume, për ngjitjen e tij në fronin e Luksemburgut. Mbretërimi i tij le të shënohet nga mençuria, forca dhe prosperiteti për Dukën e Madhe dhe popullin e saj”.
“Ne gjithashtu e vlerësojmë thellësisht miqësinë dhe mbështetjen e Lartmadhërive të Tyre Mbretërore, Dukës së Madh Henri dhe Dukeshës së Madhe Maria Teresa gjatë viteve. Ne shprehim urimet tona më të ngrohta për të ardhmen dhe shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për miqësinë dhe bashkëpunimin e tyre të qëndrueshëm”.
“Ne mezi presim të forcojmë më tej partneritetin tonë me Luksemburgun, një aleat të palëkundur të popullit të Kosovës”, shkruan Osmani, transmeton Klankosova.tv.
The post “Mezi presim të forcojmë partneritetin mes Kosovës dhe Luksemburgut”, thotë Osmani appeared first on Klan Kosova.