Meterologu Rugova: Mot i qëndrueshëm e me diell gjatë javës (VIDEO)

Meterologu Rugova: Mot i qëndrueshëm e me diell gjatë javës (VIDEO)

Pas disa ditësh me ulje të lehtë të temperaturave, moti i nxehtë është rikthyer sërish në vend.

Meteorologu Rugova tha në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova se gjatë ditëve në vijim pritet një mot stabil dhe kryesisht me diell, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje graduale.

Sipas tij, reshje atmosferike nuk pritet të ketë, ndërkohë që nga java e ardhshme mund të shfaqen vranësira të lehta dhe të përkohshme, por pa ndonjë ndikim domethënës në temperatura.

“Do të kemi mot të qëndrueshëm dhe më shumë diell. Temperaturat gradualisht do të rriten, ndërsa reshje nuk parashihen në këtë periudhë”, tha Rugova./Klankosova.tv.

 

The post Meterologu Rugova: Mot i qëndrueshëm e me diell gjatë javës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.