E enjte, 12 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeMeta synon të investojë mbi 10 miliardë dollarë në start-up të AI

Meta synon të investojë mbi 10 miliardë dollarë në start-up të AI

Kompania teknologjike Meta është në fazën përfundimtare të negociatave për një investim të madh në startup-in amerikan Scale AI – një marrëveshje që mund të kapë vlerën mbi 10 miliardë dollarë.

Në rast se arrihet marrëveshja, ajo do të përbënte një nga financimet private më të mëdha ndonjëherë në sektorin e inteligjencës artificiale, duke e shënuar si një hap strategjik për Meta-n në garën globale të zhvillimit të AI-së.

Ky investim pritet të jetë pjesë e një qasjeje të re të CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, i cili ka paralajmëruar investime deri në 65 miliardë dollarë në fushën e inteligjencës artificiale.

Në qendër të kësaj strategjie është modeli gjuhësor Llama, për të cilin Meta synon ta pozicionojë si standardin global të industrisë. Ky model tashmë përdoret nga më shumë se një miliardë njerëz në muaj në platformat Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Scale AI, e themeluar në vitin 2016 nga Alexander Wang, është e specializuar në shërbime të avancuara për etiketimin e të dhënave, të domosdoshme për trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale. Kompania bashkëpunon me emra të mëdhenj të industrisë, përfshirë edhe Microsoft-in.

Në një raund të mëparshëm financimi në vitin 2024, Scale AI ishte vlerësuar në rreth 14 miliardë dollarë, ndërsa vlerësimi në negociatat aktuale pritet të arrijë në 25 miliardë dollarë.

Me seli në San Francisko, kompania gjeneroi 870 milionë dollarë të ardhura vitin e kaluar, ndërsa për vitin 2025 parashikohet të dyfishojë këtë shumë, duke arritur në 2 miliardë dollarë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT