E mërkurë, 30 Prill, 2025
spot_img
HomeTeknologjiMeta lançon aplikacionin AI për të konkurruar me ChatGPT, Gemini dhe Claude

Meta lançon aplikacionin AI për të konkurruar me ChatGPT, Gemini dhe Claude

Meta prezantoi ditën e Marte një aplikacion të dedikuar i cili do të konkurrojë me ChatGPT, Gemini dhe Claude. Duke i qëndruar rrënjëve të kompanisë, aplikacioni përmban edhe një kohështrirje sociale dhe opsionin për të marrë informacion nga profilet dhe postimet tuaja në rrjet sociale të kompanisë.

Meta AI ka opsione të ngjashme me chatbotët rivalë, përfshirë bisedat me tekst dhe zë, akses live në ueb dhe opsionin për të gjeneruar dhe edituar imazhe.

Gjithashtu përfshin edhe një kohështrirje Discover që shton elementin social në pyetjet që i drejtoni AI. Kompania e përshkruan si një hapësirë ku mund të ndani dhe eksploroni sesi të tjerët përdorin AI.

Në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re aplikacioni ka një modalitet bashkëbisedimi live. Njëlloj si në ChatGPT dhe Gemini, versioni i Meta ju lejon të dëgjoni dhe flisni në të njëjtën kohë duke dhënë një ton natyral bisedës.

Versioni në ueb i Meta AI përfshin veçoritë e reja të aplikacionit dhe kohështrirjen Discover. Ky version ka pak diferenca me atë mobil si është puna me dokumentet dhe eksportimi i tyre në PDF.

Aplikacionin Meta AI mund ta shkarkoni në App Store dhe Google Play.

/PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT