Meta do të shfrytëzojë bisedat tuaja me inteligjencën artificiale për t’ju shitur produkte

news image

Meta së shpejti do të përdorë atë që njerëzit i shkruajnë “chatbot”-ëve të inteligjencës artificiale për t’u shitur produkte.

Kompania ka bërë të ditur se përdoruesit që ndërveprojnë me Meta AI do të jenë cak i reklamave më të personalizuara. Sipas CNN, përdoruesit do të njoftohen për këtë ndryshim javën e ardhshme, ndërsa reklamat do të fillojnë të shfaqen nga data 16 dhjetor.

Meta tashmë shënjestron përdoruesit me reklama bazuar në postimet e tyre, duke përdorur të dhënat për të drejtuar atë që njerëzit mund të blejnë.

Gjithashtu, kompania do të shfrytëzojë të dhënat nga inteligjenca artificiale për të përcaktuar se çfarë përmbajtje nga përdoruesit e tjerë do të shfaqet në faqen e dikujt.

Meta ka shpjeguar se, për shembull, nëse një përdorues flet me “chatbot”-in për ecje malore, kjo do të interpretohet si interesim për sport, dhe si rezultat do t’i ofrohet përmbajtje dhe reklama të lidhura me këtë fushë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/