Thursday, April 9, 2026
spot_img
HomeLajmeMësuesja rrëfen dëshminë e nxënëses që u sulmua seksualisht në Vushtrri: Më...

Mësuesja rrëfen dëshminë e nxënëses që u sulmua seksualisht në Vushtrri: Më ka lëpirë… (VIDEO)

Mësuesja e nxënëses 7 vjeçare, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht nga Ilir Ademi, punëtor teknik në një shkollë në Vushtrri, ka treguar se si ka rrjedhur rasti sipas rrëfimit të vajzës.

Në deklaratën e saj në polici, të siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti, ajo ka përshkruar momentin kur ka komunikuar me nxënësen pas ngjarjes.

Sipas saj, vajza ka qenë e shqetësuar dhe ka filluar të tregojë duke qarë për atë që i kishte ndodhur gjatë rrugës për në shkollë.

“Kur kam hyrë në klasë, vajza që është nxënëse e imja ka qenë duke qarë dhe më kërkoi që t’ia thërras prindin, dhe e kam marrë vajzën dhe kemi dalë në korridor për të biseduar më gjerësisht. Vajza filloi të më tregojë duke qarë rastin që i kishte ndodhur, dhe filloi të më tregojë se duke ardhur i ka parë disa qen, duke ecur një person me biçikletë, i ka thënë ‘hajde me mua’, dhe duke ecur, vajza më tha që ai person i kishte treguar që punon në shkollën tënde, ‘hajde të të çoj unë në shkollë’, dhe rrugës duke ecur i është afruar vajzës dhe e kishte puthur dhe lëpirë në faqe dhe në buzë, dhe kjo i kishte ndodhur gjatë rrugës tri herë në tri vende të ndryshme”, ka deklaruar mësuesja t’’i ketë thënë vajza.

E pyetur, nga mësuesja nëse personi i kishte thënë diçka, e njëjta ka deklaruar se nxënësja i ka treguar se ai i kishte bërë një koment lidhur me buzët.

“I kishte thënë ‘sa buzët e mira i paske’, dhe vajza ka qenë shumë e shqetësuar duke treguar për rastin dhe nuk më ka thënë ndonjë gjë tjetër”.

A e njihni ju personin që punon në shkollë?, ka vazhduar me pyetjet mësuesja.

“Ka thënë po, unë e njoh, është rojë i shkollës sonë dhe mban emrin Ilir, dhe me pak se dy vite punon në shkollën tonë”, thuhet mes tjerash të ketë thënë vajza para mësueses së saj.

Ndiqni deklarimin e plotë, në videon e bashkangjitur:

“Ama faqen me ta puth”, çka deklaroi 7-vjeçarja për sulmin seksual nga punëtori i shkollës në Vushtrri (VIDEO)

“Jam gati të kërkoj falje”, zbulohet deklarata e të dyshuarit për rastin me 7-vjeçaren në Vushtrri

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT