Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë të ditur se më 1 korrik të këtij viti, e ka dërguar në Drejtoritë Komunale të Arsimit katalogun e teksteve shkollore për klasat 1-5 për vitin shkollor 2025/2026, si dhe linqet e teksteve fituese të shtëpive botuese për mësimdhënësit.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kjo është bërë me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira dhe përzgjedhjes së teksteve më të përshtatshme shkollore.
“Konform legjislacionit në fuqi, mësimdhënësit (arkivat profesionale) duhet t’i përzgjedhin tekstet me të cilat duan të punojnë gjatë vitit të ardhshëm shkollor vetëm nga katalogu i aprovuar nga MAShTI”.
“Ky proces është duke u monitoruar nga MAShTI. Presim nga mësimdhënësit që t’i vlerësojnë dhe përzgjedhin tekstet më të përshtatshme”, thuhet në njoftim.
MAShTI shtoi se afati i dorëzimit të katalogut tek ata është data 15 korrik. /Klankosova.tv
The post Mësuesit e klasave 1 deri 5 mund të përzgjedhin literaturën vetëm nga katalogu i MAShTI-t appeared first on Klan Kosova.