Gazetari Visar Duriqi ka njoftuar se më 16 prill do të bëhet promovimi i librit të tij me titull “Mësuesi që u bë vrasës”, një projekt që, sipas autorit, ka kërkuar gati një vit punë intensive dhe është shoqëruar me sfida të papritura.
Libri trajton historinë e një personi që dikur u bë viral dhe fitoi besimin e publikut, por edhe të institucioneve të drejtësisë, e që është Nazim Bllaca.
Sipas autorit, mbi deklaratat e këtij individi, shumë persona përfunduan në burgje, ndërsa rrëfimet e tij shërbyen edhe si bazë për procese që lidhen me Gjykata Speciale.
Në libër pretendohet se protagonisti, gjatë gjithë kësaj kohe, ishte i koordinuar dhe i paguar nga Serbia, duke ngritur dyshime të mëdha mbi besueshmërinë e dëshmive të tij dhe pasojat që ato kanë pasur.
Duriqi thekson se libri mbështetet në një arkiv të gjerë komunikimesh, dokumente autentike, si dhe në biseda direkte që ai ka zhvilluar me vetë personin në fjalë.
Rrëfimi ndjek transformimin e figurës kryesore: nga një mësues – madje edhe mësues i autorit – në ushtar, më pas në vrasës dhe në fund në spiun, duke sjellë një histori të ndërlikuar dhe tronditëse për publikun.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post “Mësuesi që u bë vrasës” – Visar Duriqi promovon të enjten librin për Nazim Bllacën appeared first on Sinjali.


