E mërkurë, 4 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeMësuesi italian kërkon falje pas urimit të vdekjes për vajzën e kryeministres,...

Mësuesi italian kërkon falje pas urimit të vdekjes për vajzën e kryeministres, fajëson ChatGPT-në

Stefano Addeo, një mësues italian, është përfshirë në një skandal të madh pas një postimi të rëndë në rrjetet sociale ku ai i uronte vdekjen vajzës së kryeministres Giorgia Meloni, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas reagimeve të shumta dhe presionit publik, Addeo ka dalë publikisht për të kërkuar falje, duke sqaruar se mesazhi nuk ishte shkruar nga ai personalisht, por ishte krijuar nga inteligjenca artificiale ChatGPT.

Në një intervistë për gazetën La Repubblica, Addeo tregoi se ishte i irrituar nga qëndrimi i qeverisë italiane lidhur me luftën në Izrael dhe kërkoi ndihmën e AI-së për të formuluar një mesazh kritik ndaj Melonit. Ai pranoi se nuk e kishte lexuar me kujdes mesazhin para se ta postonte, dhe se ky ishte gabimi më i madh i jetës së tij.

“Kur e lexova më pas, u tmerrova. E fshiva të nesërmen, por dëmi ishte bërë. Jam i tmerruar, nuk dal dot më nga shtëpia,” tha ai, duke treguar se ishte ndjekur në rrugë dhe se njerëz i kishin hedhur domate në derën e tij.

Addeo përshkruan veten si një njeri me bindje të forta humanitare: “Jam katolik, kundër dhunës, vegjetarian dhe angazhohem për të ndihmuar fëmijët. Ajo që ndodhi është e kundërta e vlerave të mia.” Ai gjithashtu shtoi se edhe nxënësit e tij e kanë mbështetur, pasi e njohin si mësues dhe si njeri.

Pavarësisht se postimi u fshi shpejt, autoritetet italiane kanë nisur hetime ndaj tij. Ministria e Arsimit ka hapur një çështje disiplinore, ndërsa drejtuesit e shkollës ku ai punon janë distancuar nga incidenti.

“Jam i vetëdijshëm për pasojat e rënda që ka ky veprim. Dua vetëm t’i kërkoj ndjesë kryeministres dhe vajzës së saj. Nëse do ta takoja Giorgia Melonin, do e përqafoja dhe do i kërkoja falje me lot në sy. Vajzës së saj i uroj gjithë të mirat,” u shpreh mësuesi, i cili tha se ndodhet në një gjendje të vështirë emocionale dhe është i shqetësuar për sigurinë e tij personale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT