Kosovari Ramë Hajraj, i cili jeton në Gjermani, ka rrëfyer në emisionin “Diaspora” në Klan Kosova jetën dhe sakrificat e tij fillimisht në vendlindje, përpjekjet për t’u punësuar, deri te largimi për të marrë rrugën drejt shtetit gjerman.
Mes tjerash, ai ka treguar një përjetim të rëndë për veten dhe familjen e tij, në kohën kur ishte në shkollë, konkretisht në klasën e parë, ku ishte përballur me dhunë nga mësuesi.
“Për një periudhë të gjatë, ka qenë një rast i izoluar. Pas lindjes sime dhe gjatë zhvillimit tim, ka qenë një periudhë kur prindërit kanë pasur një kujdes të jashtëzakonshëm, edhe për shkak të mungesës së gjatë për të pasur një fëmijë. Unë kam qenë i izoluar në çdo aspekt, kam pasur vështirësi të theksuara në krijimin e lidhjeve dhe në aspektet sociale. Kjo ka vazhduar deri në klasën e parë. Aty kam qenë një person me nivel të lartë të introvertitetit. Shpesh më kujtohet, por nuk e kam përmendur rastin tim për trajtimin nga mësuesi.
Frustrimi i tij nuk ka qenë i zakonshëm, por ka kaluar edhe në abuzim. Më kujtohet që më ka dhënë leje dhe dola ta pastroj gjakosjen, si rezultat i frustrimit të tij. Kjo ka qenë e rëndë për mua dhe familjen time.”


