Ylli argjentinas, Lionel Messi duket se nuk do të jetë në ndeshjen hapëse të Inter Miami të sezonit 2025 kundër Sporting Kansas City, kjo për shkak të temperaturave të ulëta.
Weather Channel ka parashikuar temperatura të ulëta gati rekord prej -19 gradë Celsius gjatë natës në Kansas City, derisa është parashikuar një mundësi që të bie edhe borë.
Si rezultat, ylli i Miami Messi mund të zgjedhë të mos luajë kundër Sportingut, sipas raportuesit Franco Panizo, transmeton Klankosova.tv
“Burimet më kanë thënë se Lionel Messi nuk dëshiron të luajë në të ftohtin e furishëm të martën kundër Sporting Kansas City”, tha ai në X.
Miami udhëton drejt Kansas City të martën për ndeshjen e parë të ndeshjes së raundit të parë të Kupës së Kampionëve CONCACAF.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>