Messi për Kupën e Botës 2026: S’kam vendosur ende për pjesëmarrjen

news image

Ylli i futbollit botëror, Lionel Messi, shfaqet i emocionuar dhe i përlotur në ndeshjen kundër Venezuelës, e mundshme të jetë e fundit që ai luan para tifozëve të kombëtares. Argjentinasi shënoi dy gola në fitoren 3-0 të ekipit të tij, duke marrë duartrokitjet e publikut dhe adhurimin e shokëve të skuadrës.

Publiku i kishte organizuar një pritje madhështore, ndërsa kapiteni shprehu pasiguri nëse do të marrë pjesë në Kupa e Botës, duke marrë parasysh moshën dhe gjendjen fizike.

“Siç e thashë edhe më parë për Kupën e Botës, nuk mendoj se do të luaj përsëri… Në moshën time, ndoshta do të jetë e vështirë. Megjithatë, po i afrohemi Kupës së Botës dhe jam i emocionuar dhe i motivuar ta përjetoj atë. Siç them gjithmonë, po e marr ditë pas dite, ndeshje pas ndeshjeje. Kështu është, varësisht se si ndihem.

Mundohem të ndihem mirë çdo ditë dhe, mbi të gjitha, të jem i sinqertë me veten time. Kur jam mirë, e shijoj, por kur nuk jam, sinqerisht, nuk kaloj mirë. Kjo është arsyeja pse preferoj të mos jem atje nëse nuk ndihem mirë. Kështu që do ta shohim. Nuk kam vendosur ende për Kupën e Botës.”, deklaroi Messi përpara mediave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

https://platform.twitter.com/widgets.js