E mërkurë, 2 Korrik, 2025
spot_img
HomeSportMessi nuk arrin finalen e Concacaf Champions Cup, eliminohen nga Vancouveri –...

Messi nuk arrin finalen e Concacaf Champions Cup, eliminohen nga Vancouveri – Indeksonline.net

Ëndrra e Lionel Messit për ta fituar titullin e CONCACAF Champions Cup për herë të parë me Inter Miamin mori fund mbrëmë.

Në fakt, Vancouver Whitecaps shkoi në finale pasi fitoi me rezultat 3:1 në Florida për ta siguruar kualifikimin me rezultat të përgjithshëm, 5:1, shkruan “Gazeta Express”.

Pasi humbi 0:2 në lojën e parë, Inter Miami e bëri një fillim perfekt në tentim për ta përmbysur rezultatin kur shënoi me ish-përfaqësuesin spanjoll, Jordi Alba në minutën e nëntë.

Messi nga mesi i fushës e kaloi topin tek Luis Suarez, i cili e gjeti Alban në të majtë, për ta mposhtur portierin japonez, Yohei Takaoka.

Mirëpo, kjo ishte e tëra që mundën ta bënin Messi me shokë pasi mysafirët bënë rikthim sensacional për të fituar 3:1

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT