E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportMësohet se kush do të ndajë drejtësinë në finalen “El Clasico” të...

Mësohet se kush do të ndajë drejtësinë në finalen “El Clasico” të Kupës së Mbretit – Indeksonline.net

Është mësuar emri i atij që do të gjykojë ndeshjen finale të Kupës së Mbretit.

Ricardo de Burgos Bengoetxea është përzgjedhur si arbitri i finales së Kupës së Mbretit.

Arbitri ka besimin e plotë të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve dhe për këtë arsye është caktuar për të gjykuar atë që konsiderohet si më e rëndësishme dhe më emocionuese në futbollin spanjoll.

Spanjolli, ka gjykuar këtë sezon 16 ndeshje në La Liga mes tyre edhe derbin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit në dhjetor të vitit të kaluar.

Kujtojmë se finalja “El Clasico” midis Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet në La Cartuja të Seviljes të shtunën më 26 prill./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT