E diel, 4 Maj, 2025
spot_img
HomeSportMësohet se kush do të gjykojë duelin Inter-Barcelona – Indeksonline.net

Mësohet se kush do të gjykojë duelin Inter-Barcelona – Indeksonline.net

Është mësuar emri i atij që do të gjykojë ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

UEFA ia ka besuar ndeshjen Inter-Barcelona, gjyqtarit polak Szymon Marciniak.

Marciniak këtë sezon në Ligën e Kampionëve ka gjykuar në 6 ndeshje.

Ai më parë ka gjykuar finalen e Superkupës së Evropës në vitin 2018, finalen e Kupës së Botës 2022 dhe finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2023.

Polaku pas kësaj do të udhëtoj në Shqipëri, ku do të gjykojë finalen e “Final Four” të kampionatit shqiptar.

Kujtojmë se ndeshja mes Interit dhe Barcelonës, do të zhvillohet në “San Siro”, të martën në orën 21:00./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT