E mërkurë, 16 Prill, 2025
spot_img
HomeSportMësohet se kur do të përballet Usyk me Dubois – Indeksonline.net

Mësohet se kur do të përballet Usyk me Dubois – Indeksonline.net

Është mësuar data se kur do të zhvillohet një nga ndeshjet më të shumëpritura të vitit në boks.

Ukrainasi, Oleksandr Usyk do të mbrojë titullin e tij të peshave të rënda ndaj britanikut, Daniel Dubois me ndeshjen që është caktuar të mbahet në “Ëembley” më 12 korrik të këtij viti.

Ukrainasi i pamposhtur, i cili ka mbajtur tituj të padiskutueshëm si në peshën kruiser ashtu edhe në peshën e rëndë, është aktualisht në stërvitje për këtë meç.

Me afrimin e shpejtë të datës 12 korrik, Usyk ka filluar të kërkojë partnerë në sparring përmes aplikacionit të tij Ready to Fight, teksa i shton përgatitjet për peshën e rëndë britanike.

Usyk mundi Tyson Fury në maj të vitit të kaluar për të unifikuar të katër titujt e peshave të rënda përpara se të lironte titullin e IBF, i cili tani mbahet nga Dubois.

Kjo do të jetë hera e dytë që këta dy boksierë do të përballen me njëri tjetrin, pasi që më parë ishin përballur në gusht të vitit 2023 në Ëroclaë të Polonisë, në të cilën fitoi Usyk./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT