20:32 / E Hënë, 21 Prill 2025 / Gj. Sh
Leeds United dhe Burnley janë rikthyer në Premierligën angleze.
Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje në Championship, këtë janë dy skuadrat e para që matematikisht inkuadrohen në elitën e futbollit anglez, shkruan IndeksOnline.
Leeds pas dy sezoneve të kaluara në Chanpionship, siguroi ngritjen në Premierligë pas fitores së sotme 6-0 ndaj Stoke City, duke grumbulluar 94 pikë.
Me pikë të njëjta, Burnley rikthehet në Premierligë pas një sezoni, pasi fitoi ndeshjen direkte me Sheffield United, me rezultat 2-1./IndeksOnline/
