Sunday, January 11, 2026
spot_img
HomeLajmeMësimi në shkollat e Malishevës shtyhet për dy ditë

Mësimi në shkollat e Malishevës shtyhet për dy ditë

Komuna e Malishevës ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat e kësaj komune.

Përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në rrjetin social Facebook, Komuna ka bërë të ditur se procesi mësimor do të shtyhet deri më 14 janar 2026, raporton Klankosova.tv.

“Njoftim për nxënës dhe mësimdhënës. Mësimi në shkollat e Komunës së Malishevës shtyhet deri më 14 janar 2026”, thuhet në njoftimin e kësaj Komune.

Njëherësh, shtyrja e mësimit është bërë edhe në SHFMU-në “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë.

Shkak mungesa e ngrohjes, shkolla “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë shtyn nisjen e mësimit

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT