Mësimet në universitetin ku u vra Kirk do të rifillojnë javën e ardhshme

news image

Mësimet në Universitetin Utah Valley, ku ndodhen të shtënat me armë, do të rifillojnë të mërkurën e javës së ardhshme.

Universiteti kishte njoftuar më parë se do të qëndronte i mbyllur të paktën deri të dielën, pas vrasjes së Charlie Kirk në një oborr të kampusit të mërkurën, njofton skynews, transmeton Sinjali.

Mesazhi i presidentes së universitetit, Astrid Tuminez, gjithashtu thekson se si pjesë e një rikthimi të fazuar, punonjësit do të kthehen fillimisht të hënën për të përgatitur mbështetjen për studentët, ndërsa Shërbimet për Studentët do të jenë në dispozicion nga e martja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/