“Mësimdhënësit me çrregullime mendore të mbështeten, jo të largohen nga puna” (VIDEO)

“Mësimdhënësit me çrregullime mendore të mbështeten, jo të largohen nga puna” (VIDEO)

Mësimdhënësit që përballen me çrregullime të shëndetit mendor nuk duhet të përjashtohen nga procesi mësimor.

Kështu thotë psikiatri Burim Meta, i cili apelon që për ta të ketë mbështetje institucionale dhe orar të lehtësuar, në vend të largimit nga puna, transmeton klankosova.tv.

Sipas tij, mësimdhënësit që gjenden në faza të paqëndrueshme duhet të kenë orë më të lehta, derisa të stabilizohen.

Meta thotë se gjendja e shëndetit mendor është dinamike dhe mund të kalojë nga periudha të stabilitetit në faza më të rënda.

Për këtë arsye, thotë se ndërhyrja e institucioneve në kohë është e domosdoshme.

Ai thotë se, nëse nuk ka transparencë dhe trajtim adekuat, shpesh prindërit mund të ndihen të pasigurt, duke menduar se fëmijët e tyre janë të ekspozuar ndaj një rreziku.

Përgjegjësia, sipas psikiatrit, nuk bie vetëm mbi mësimdhënësin.

Psikologu i shkollës, drejtoria dhe drejtoritë komunale, thotë se kanë për detyrë të përcjellin rastin dhe të kërkojnë ekspertizë të specializuar.

Në Kosovë, nuk ka mekanizëm të rregullt institucional për testimin periodik psikologjik të mësimdhënësve.

Shumica e rasteve të çrregullimeve të shëndetit mendor identifikohen vetëm pasi situata bëhet e dukshme për nxënësit, prindërit apo kolegët.

The post “Mësimdhënësit me çrregullime mendore të mbështeten, jo të largohen nga puna” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.