Mësimdhënësi ndalohet për 48 orë, ushtroi dhunë ndaj nxënësit (VIDEO)

Paraburgim

Një video sot ka qarkulluar në media dhe në rrjetet sociale, ku shihej një mësimdhënës duke i goditur nxënësit e tij me radhë.

Për këtë mësues thuhet se punon në shkollën “Avni Rrustemi” në Zallq të Istogut.

Klankosova.tv ka kontaktuar zëdhënësin e Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçin, për këtë rast, dhe i njëjti ka thënë se mësuesi është ndaluar për 48 orë.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, mësimdhënësi është ndaluar për 48 orë për dhunën e ushtruar ndaj nxënësit për veprën penale ‘sulm ndaj viktimës së ndjeshme’”, ka thënë Nikçi. /Klankosova.tv

The post Mësimdhënësi ndalohet për 48 orë, ushtroi dhunë ndaj nxënësit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.