Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një video-mesazh me rastin e 25-vjetorit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Ajo e quan Gjermaninë si partnere të pandashme të Kosovës, që e mbështeti gjithmonë vendin tonë, njofton Klankosova.tv.
“Aleanca mes Kosovës dhe Gjermanisë është një partneritet i bërë nga vlera të përbashkëta, një histori mbështetje, solidaritetit si dhe një lidhje të jashtëzakonshme mes popujve”, tha e para e vendit.
“Duke qenë ndër shtetet e para që njohu Pavarësinë tonë, keni qëndruar stoik në mbështetjen e Kosovës në integrimin ndërkombëtar, duke iu bashkuar aspiratës sonë për t’iu bashkuar familje euroatlantike”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>