Wednesday, April 1, 2026
spot_img
HomeLajmeMesazhi i Hoffenheim për yjet kosovarë: Mbajeni kokën lart Leon, Albi dhe...

Mesazhi i Hoffenheim për yjet kosovarë: Mbajeni kokën lart Leon, Albi dhe Fis

Klubi gjerman Hoffenheim ka reaguar me një mesazh mbështetjeje dhe krenarie për lojtarët e tij kosovarë, Leon Avdullahu, Albian Hajdari dhe Fisnik Asllani, pas përfundimit të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Edhe pse rrugëtimi i Kosovës nuk rezultoi i mjaftueshëm për kualifikim, nga Hoffenheim theksojnë se paraqitjet dhe përkushtimi i lojtarëve janë për t’u vlerësuar maksimalisht.

“Kokën lart Leon, Albi dhe Fis! Edhe pse në fund nuk ishte e mjaftueshme, mund të jeni shumë krenarë për arritjet tuaja në kualifikimet për Kupën e Botës”, thuhet në mesazhin e klubit.

Në të njëjtën kohë, Hoffenheim ka shprehur edhe mbështetje për Albian Hajdarin, duke i uruar rikuperim të shpejtë pas dëmtimit.

“Shërim të shpejtë, Albi!”, përfundon reagimi i klubit gjerman.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT