Ambasada italiane në Prishtinë, ka reaguar lidhur me situatën politike në Kosovë.
Përmes një përgjigje për Klankosova.tv, Ambasada konsideron se bllokimi i vazhdueshëm institucional rrezikon të ngadalësojë trajektoren e zhvillimit dhe integrimit evropian të Kosovës.
“A është thelbësore që vendi të ketë institucione të konstituuara plotësisht dhe funksionale?”, është pyetja drejtuar akterëve të skenës politike në Kosovë.
“Mesazhi ynë për të gjitha partitë politike është një thirrje për të punuar së bashku, në frymën e përgjegjësisë dhe bashkëpunimit, për të siguruar funksionimin e plotë dhe efektiv të institucioneve, në respektim të Kushtetutës”, njofton Klankosova.tv.
Nga 27 korriku e deri më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masën e pezullimit duke ua ndaluar deputetëve të betuar çdo hap në drejtim të konstituimit të Kuvendit.
Kjo pasi që as pas caktimit të afatit prej 30 ditësh, nuk u arrit formimi i legjislaturës së nëntë.
Për konstituimin e Parlamentit janë mbajtur 54 seanca, por asnjëra nga ta nuk dha rezultat.
The post Mesazhi i Ambasadës italiane për partitë politike: Punoni së bashku për të siguruar funksionimin e institucioneve appeared first on Klan Kosova.