Mes vëmendjes së madhe – zbulohet i dashuri italian i Eva Muratit?

Mes vëmendjes së madhe - zbulohet i dashuri italian i Eva Muratit?

Prezantuesja e sportit, Eva Murati, këto ditë ka qenë në qendër të madhe të vëmendjes.

Shkak u bë deklarata e saj lidhur me dasmën e ish-partnerit të saj, Genar Topallit, e cila mori shumë reagime në rrjete sociale.


Por pavarësisht kësaj, duket se jeta private e Evës ka marrë një kthesë të re.

Eva Murati me partnerin e riFoto: Iconstyle

Sipas burimeve të IconStyle, moderatorja është në një lidhje dashurie me një biznesmen italian.

Dyshja janë parë shpesh pranë njëri-tjetrit kohët e fundit, duke kaluar kohë si në Tiranë, ashtu edhe jashtë saj.

Eva me partnerin e riFoto: Instagram

Kjo romancë e re duket se i ka sjellë Evës energji pozitive dhe një periudhë të re stabiliteti në jetën e saj personale.

Ndërsa publiku është mësuar ta shohë Evën në ekran si një figurë të suksesshme të sportit dhe spektaklit, këtë herë ajo është në qendër të vëmendjes për dashurinë, duke treguar se përtej karrierës, është gati të ndajë edhe një pjesë të rëndësishme të jetës private. /Telegrafi/