Pas vrasjes së 56 shqiptarëve, burra, gra e fëmijë, forcat serbe i kishin dërguar në Prishtinë Jasharët e Prekazit dhe më pas kthyer në një depo në Skenderaj.
Osman Musliu që më 10 shkurt aty kishte shkuar në rolin e hoxhës, shpjegon mes lotësh atë që ka ndier 27 vjet më parë.
âKam mendu që është baballëku i Hamzës, dhe mu afru tha, hoxhë, Hamzës bre ia paskan vra krejt fëmijët, sâkoka asnjë hiç. Atë moment jam kanë shumë i emocionum dhe sa herë e kujtoj atë moment mezi ndalnaâ, thotë hoxha Musliu për emisionin MAT në Klan Kosova.
Mulla Osmani siç njihet në zonën e Drenicës rrëfen se presioni ishte I madh që varrimi i Jasharëve të kryhej pa vonesa.
Ai tregon se si e kreu fshehurazi ritualin fetar islam për të vdekurit më 10 shkurt dhe si ishte bërë varrimi i Jasharëve dy herë brenda dy ditësh.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>