Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka dërguar një mesazh të qartë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke i kërkuar që të qëndrojnë jashtë çështjeve të brendshme politike gjermane, shkruan Gazeta Sinjali.
Merz lëshoi këtë paralajmërim pas mbështetjes së dhënë nga aleatët e presidentit amerikan Donald Trump për partinë e ekstremit të djathtë AfD gjatë fushatës elektorale në Gjermani.
Kujtojmë se AfD mori mbështetje të fortë nga aleati i Trump, Elon Musk, si dhe nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance. Ndërsa, sipas “The Guardian”, Merz dënoi ato që ai i cilësoi si “vëzhgime absurde” nga SHBA, pa dhënë shumë detaje. Megjithatë, ai u shpreh se “do të donte të inkurajonte qeverinë amerikane… që të qëndronte kryesisht jashtë politikës së brendshme gjermane”.
Merz gjithashtu theksoi në një intervistë për transmetuesin publik gjerman se nuk ka ndërhyrë në fushatën zgjedhore të SHBA-së.
Ai njoftoi se gjatë ditës së enjte planifikon të zhvillojë një bisedë telefonike me Donald Trump.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);