Është konfirmuar vendimi se sa do të mungojë Kylian Mbappe pas suspendimit të tij.
Mbappe, do të jetë i suspenduar vetëm një ndeshje, në atë kundër Athletic Bilbaos në La Liga.
Flitej se francezi do të suspendohej për 4 ndeshje, përfshirë dhe finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, por kjo gjë u hodh poshtë.
Mbappe, kujtojmë se mori një karton të kuq në ndeshjen ndaj Alavesit, të dielën e shkuar pas një ndërhyrje ndaj ish-lojtarit të Real Madridit, Antonio Blanco.
Kujtojmë se Mbappe këtë sezon ka shënuar 32 gola në 48 paraqitje për “Galaktikët”./IndeksOnline/