Çelësi që kishte në dorë, këtë herë e çeli derën e lokalit të tij.
Madje edhe arsyeja pse ekipi i KIKS-it mori rrugën për në qytetin e Prizrenit, ishte një Kiks Suksesi. Kjo ngase, pas shumë vitesh, Admir Paliqko po shkel brenda pronës së tij, pa frikën se mund të ndodhë ndonjë incident me qiramarrësin e tij.
Pas shumë përpjekjesh, Gjykata i dha të drejtë Admirit.
Herën e fundit që familja Paliqko ishte në Gjykatë iu doli për hajr, madje u kthyen në shtëpi me lot gëzimi.
Vendimi i Gjykatës, për Admirin ishte sikur të kishte lindur për herën e dytë.
Gëzimi për kthimin e pronës që ia la trashëgim babai duket se nuk ishte vetëm për Admirin. Kjo ngase, sic thotë ai, në telefonin e tij janë regjistruar 400 thirrje, urime të njëpasnjëshme për triumfin e tij karshi qiramarrësit.
Mbrojtja e Palickos, Fazli Brahaj, në intervistën e tij për Kiks Kosovën, ka thënë se janë duke vazhduar procedurat për dëmshpërblim, dhe sipas tij, tashmë e kanë edhe një betejë të fundit për ta fituar.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.