Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, është shpallur âlojtar i muajitâ te skuadra e Clujit.
Ai ka mposhtur bashkëlojtarët e tij, Louis Munteanu dhe Mohammed Kamara, pas një periudhe të shkëlqyer me klubin rumun, njofton Klankosova.tv.
Korenica ka shënuar gjithsej gjashtë gola dhe ka dhënë katër asiste në 28 ndeshje gjatë këtij sezoni në Ligën e Rumanisë.
Në një njoftim të skuadrës, janë theksuar performancat e shkëlqyera të Korenicës, i cili ka fituar zemrat e tifozëve dhe është shpallur më i miri për muajin shkurt.
âFelicitation Meriton! Jemi krenarë për tyâ,  shkruhet në postimin e skuadrës pas shpalljes së tij fitues.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>