Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica është një prej më të mirëve këtë sezon në Superligën e Rumanisë.
Kore’ ka zhvilluar 46 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asiste, shkruan Indeksonline
Në ligë, ai është në mesin e lojtarëve më të vlerësuar sipas sajtit të njohur të statistikave, “Sofascore’.
Korenica vlerësohet me notën 7.33 deri tani këtë sezon dhe është lojtari me vlerën e katërt më të lartë.
I pari në ligë është Dan Nistor, kurse pas tij vijnë: Claudio Petrila dhe Alexandru Mitrita./Indeksonline/
