Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, 30.7% e njësive banesore që ndodhen në kryeqytet janë të pabanueshme, e ju takojnë kryesisht mërgimtarëve.
Ndër qytetet, Dragashi kryeson me numrin më të madh të shtëpive dhe banesave të pabanueshme, i ndjekur nga Vitia, Klina dhe Istogu, njofton Klankosova.tv.
Kjo pasi një pjesë e madhe e mërgimtarëve operojnë biznese, kryesisht në sektorin e akulloreve dhe pastiçerive, gjatë gjithë vitit në vende të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës, sipas gazetarit Kastriot Sylejmani, i cili foli në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Megjithatë, shumica e tyre posedojnë prona në Dragash, ndonëse kalojnë pjesën më të madhe të vitit jashtë Kosovës.
Ndiqni diskutimin e plotë, në videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>