E hënë, 3 Mars, 2025
spot_img
HomeLajmemërgatës: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur për 70 mijë...

mërgatës: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur për 70 mijë votaSinjali

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar për rezultatin zgjedhor edhe me numërimin e votave nga mërgata, proces ky që po vazhdon.

Ai u shpreh se nuk është arritur rezultati që e kanë menduar, por megjithatë tha se LDK është rritur për 70 mijë vota e për 7 deputetë nga zgjedhjet e 2021.

“Tani që numërimi i votave nga mërgata po i afrohet fundit, e kemi të qartë dhe fotografinë finale të zgjedhjeve tona.

Jo, nuk arritëm rezultatin e menduar.

Jo, nuk ndryshuam renditjen që dukej se na ishte parapërcaktuar. Për këtë kam marrë përgjegjësinë mbi supe unë!

Por, po, jemi rritur!

Dhe atë për plot 70 mijë vota! Si kurrë më parë!

Për plot 7 deputetë më shumë!

Prandaj kokën lartë.

Rënia, ajo katastrofalja, është e shpejtë! Shpeshherë dhe fatale. Ringritja, ajo e vështira, është e ngadaltë. Kërkon punë dhe punë shumë!

Punë e shpresë dhamë. Po bëhemi, sërish, adresë e 180 mijë qytetarëve tanë. Ecëm drejtë, ecëm mbarë. Mangu asgjë. Do të sillemi me plot dinjitet në gjithë rrugëtimin tonë përpara. LDK, si partia me rritjen më të madhe në këto zgjedhje, ka kthyer tashmë votuesin e vet. Koha të shkojmë përtej kësaj. Do të shkojmë!

Dritë do të ketë!

Faleminderit gjithë atyre që na besuat. Në veçanti, faleminderit mërgatës sonë që na dhatë kaq mbështetje. Asgjë befasuese.”

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498