E mërkurë, 22 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbiz“Meraklikja” e huqjeve, Donika Gërvalla – vazhdojnë gafat, nuk e ftoi askush...

“Meraklikja” e huqjeve, Donika Gërvalla – vazhdojnë gafat, nuk e ftoi askush për kafe në Amerikë (VIDEO)

Me asnjë njohje e shumë gabime i kushtoi Republikës së Kosovës, udhëheqja e Donika Gërvalla Schwarz me Ministrinë e Jashtme. Në qendër të vëmendjes përgjatë këtyre katër viteve ishin huqjet e mëdha të saj, qofshin ato gjatë ngjarjeve, takimeve e udhëtimeve apo edhe vetëm duke e shkruar një postim kryesisht në rrjetin social X.

Si “meraklike” e gafave, Gërvalla Schwarz madje pati thënë në një intervistë të mëhershme, se kritikat për gabimet e saj i merr si komplimente, meqë nuk po kanë se ku të kapen në punën e Ministrisë, ajo thoshte se po i kapeshin për pika e presje, raporton Kiks Kosova.

Ndonëse shumë e lehtë që të gjendet flamuri i duhur, ngatërrimin e tyre e kishte specialitet nëpër postime në rrjete sociale…

E zëvendësoi Andorrën me Moldavinë, kur po provonte t’i uronte ditën e pavarësisë të parës.

Ndërkaq, hiç më larg se me 28 nëntor, për ditën e Flamurit, ministrja Gërvalla ngatërroi stërnipin e Isa Boletinit, me kryetarin e Komunës së Zveçanit.

Stërnipit të Boletinit iu drejtua me “kryetar”.

Përgjigjja që mori nuk qe edhe shumë e këndshme.

Këtë lloj ngatërrimi nuk e kishte të panjohur kryediplomatja kosovare. Në 2021-ën, duke shkruar një telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-komandantit të KFOR-it në Kosovë, Kalur Reinhardt, ajo iu referua si komandanti i parë i KFOR-it.

Komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë është Sir Michael David Jackson ndërsa Reinhardt kishte shërbyer në Kosovë nga 8 tetori i 1999-ës deri në 18 prill të 2000-ës.

Vullnetin e kishte edhe që të ngushëllojë e urojë të tjerët, por gabimet nuk po e linin të “merrte frymë”.

Gërvalla në postimin e saj për ngushëllimin e familjeve e viktimave të zjarrit që kishte shpërthyer në spitalin e Tetovës, në një video ku po fliste me homologun e saj, Bujar Osmani, kishte etiketuar një Bujar krejt tjetër, i cili dukej se ishte sportist dhe aspak i ngjashëm me homologun e saj.

Gabimet drejtshkrimore duket se ministrja i bën nga ngutia që ta bëjë më shpejt postimin, meqë janë gabime pa ndonjë kuptim. I tillë ishte edhe ai kur shkroi për 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.

Në vend të “on” kishte shkruar “ob”.

Menjëherë e klikoi “delete” kur e kuptoi se kishte bërë gabim. Mirëpo, në postimin pasues e ndryshoi fjalinë duke shkruar më pas “against”.

Përderisa lëshimet e tillë i ishin bërë rutinë, Gërvalla nuk po hezitonte që edhe gjatë përfaqësimit të Kosovës të thoshte deklarata të tillë si “Kosova nuk i ka kryer ende punët e veta”.

Jehonë kishte marr fjalimi i saj në Forumin e Dubrovnikut, ku ishte diskutuar për Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Ballkanin Perëndimor dhe Gërvalla kishte harruar se aty ishte në rolin e kryediplomates kosovare.

Me një listë kaq të gjatë të gabimeve e ngatërrimeve, imagjinojeni se sa i bukur do të ishte një realitet krejt tjetër ku këto situata të ishin njohje të reja për Republikës tonë e jo gabime të ministres së Qeverisë Kurti. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498