Mentor Shuki: Më kanë ofruar të hyjë në Big Brother por oferta ka qenë shumë e dobët – mundësia për t’u therur aty është 95 përqind

Mentor Shuki: Më kanë ofruar të hyjë në Big Brother por oferta ka qenë shumë e dobët - mundësia për t'u therur aty është 95 përqind

Gazetari i njohur Mentor Shuki ishte i ftuari i fundit në “Shok Podcast” të Fis Junikut, ku rrëfeu mes shumë temave edhe rreth mundësisë për t’u futur në një format si Big Brother VIP.

Shuki tregoi se oferta për të marrë pjesë i është bërë më parë, por nuk e ka konsideruar të mjaftueshme për të pranuar: “Varet prej ofertës. Mua ma kanë ofruar, por oferta ka qenë shumë e dobët. Unë do kisha hyrë vetëm nëse do të ishte ndonjë ofertë spektakulare, sepse për arsye të tjera si popullariteti, fama apo marketingu, nuk do të kisha hyrë”.


Gazetari shtoi se përvojën e bashkëjetesës e ka pasur me njerëz të njohur, por jo me persona të panjohur, duke theksuar rrezikun e madh që përfshin pjesëmarrja në një reality show të tillë.

“Unë kam bashkëjetuar me njerëz, por jo me njerëz që nuk i njoh. Aty mundësia për t’u therur është 95 për qind”, tha Shuki me humor dhe sinqeritet.

Ai gjithashtu komentoi se pjesëmarrja nuk është vetëm një çështje e fitimit të një shpërblimi financiar, por kërkon përballje me situata të paparashikueshme dhe stres të madh.

“A do më bënte përshtypje një shumë parash? Do ta bëja llogarinë, sepse nuk është lehtë të jetosh gjithë jetën tënden jashtë, pastaj të vish atje dhe t’i japësh brumin tënd çdo ditë pa filter. Aty janë 12 banorë të tjerë dhe nuk janë të gjithë të trajnuar të bëjnë të mirën. Mundësia për t’u therë është shumë e madhe”, tha Shuki.

Në një rrëfim plot humor dhe sinqeritet, gazetari la të kuptohet se pjesëmarrja në Big Brother VIP nuk është diçka që ai do të pranonte lehtë, përveçse në rast të një oferte të jashtëzakonshme. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be