Një burrë nga Michigan e priste një surprizë e lumtur pasi mësoi se kishte fituar tre herë më shumë sesa priste në lotari.
Thomas Clark zgjodhi katër nga pesë topat fitues për të fituar 50,000 dollarë.
Megjithatë, ai harroi se kishte zgjedhur edhe një numër tjetër.
“Skanova biletën time në dyqan dhe mora një mesazh për të paraqitur një kërkesë në zyrën e lotarisë. Harrova që i kisha shtuar edhe një numër biletës sime, kështu që mendova se kisha fituar vetëm 50,000 dollarë. Ishte një surprizë e madhe kur skanova biletën në aplikacion dhe 150,000 dollarë u shfaqën në ekran!”
Clark tha se planifikon t’i përdorë fitimet e tij për të paguar disa borxhe, për të bërë përmirësime në shtëpi dhe për të kursyer. /Telegrafi/