E shtunë, 9 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeMemli Krasniqi zyrtarizon kandidatin e PDK-së për Podujevën

Memli Krasniqi zyrtarizon kandidatin e PDK-së për Podujevën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka zyrtarizuar kandidatin e kësaj partie që do të garojë për Podujevën në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Isak Shabani do të jetë kandidati I PDK-së për të parin e Podujevës.

“Kjo është oferta jonë – dhe kjo është ajo që i duhet Podujevës.Podujeva ka nevojë për një udhëheqje që e njeh qytetin në çdo cep, i njeh njerëzit dhe hallet e tyre. Një udhëheqje që di të bashkojë, të planifikojë dhe të punojë me vizion afatgjatë”.

“Isak Shabani është njeriu që i plotëson këto nevoja. Me përvojë si ish-deputet, tre mandate asamblist dhe zyrtar i lartë në administratën shtetërore, ai ka njohuri të thella për funksionimin e institucioneve dhe menaxhimin e komunës”.

“Me përkushtim të dëshmuar atdhetar, si bashkëluftëtar i komandantit Zahir Pajaziti, ai e di çfarë do të thotë të shërbesh për interesin e përbashkët – për një thirrje më të madhe se vetja.

Jam i bindur se me Isakun në krye, Podujeva do të ketë udhëheqjen e përgjegjshme, të ndershme dhe të përkushtuar që e meriton”, shkruan Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

The post Memli Krasniqi zyrtarizon kandidatin e PDK-së për Podujevën appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT