Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është deklaruar për media pas konstituimit zyrtar të Kuvendit të Kosovës. Ai ka vënë në dyshim përfundimin e procesit të konstituimit, duke theksuar se Kuvendi ende nuk e ka marrë “formën e plotë”.
“Se a është konstituuar Kuvendi apo jo, mendoj se kjo s’e ka marrë formën e plotë”, tha Krasniqi në një deklaratë për media.
Ai shtoi se asnjëra nga palët politike nuk ka shumicën në Kuvend dhe theksoi nevojën për një zgjidhje që çon vendin në zgjedhje të reja.
“Të gjithë e dinë që asnjëra palë s’ka shumicën parlamentare, andaj sipas tij, duhet gjetur mekanizmi që i dërgon në zgjedhje të parakohshme dhe të vërteta”, tha ai.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës u konstituua sot me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar i pestë i Parlamentit nga komuniteti serb.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!