E mërkurë, 16 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeMeloni: BE-ja të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit

Meloni: BE-ja të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit në bllok.

Këtë kërkesë, Meloni e bëri gjatë takimit që pati me kancelarin austriak, Christian Stocker, në ndërtesën e Këshillit të Ministrave në Romë, raporton agjencia italiane e lajmeve “Ansa”, transmeton Klankosova.tv.

“Procesi i pranimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian, të cilin unë e quaj ribashkim të BE-së, është qenësor, veçanërisht në këto kohë komplekse në të cilat po jetojmë”.

“Dhe mendoj se Evropa duhet të përshpejtojë duke dhënë sinjale konkrete ndaj vendeve që po e bëjnë më të mirën për t’u bërë pjesë e familjes sonë”, deklaroi Meloni në këtë takim. /Klankosova.tv

The post Meloni: BE-ja të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Ballkanit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT