Melinda dhe Graniti vënë rrathët, pamje nga fejesa e çiftit

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare Melinda Ademi dhe menaxheri i saj Granit Muhaxheri kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni fejesë, vetëm pak ditë pas një propozimi romantik për martesë.

Ceremonia intime, e organizuar me shumë elegancë, shfaqi çiftin në momente të lumtura, teksa ndanë premtime për të ardhmen dhe vendosën unazat e fejesës në prani të miqve dhe familjarëve më të afërt.

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale treguan një atmosferë të ngrohtë dhe plot dashuri – me dekor luksoz, tortë të bardhë dhe detaje të kuruara deri në perfeksion. Çifti shfaqet i buzëqeshur, duke reflektuar emocionet e një dite të veçantë në jetën e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/