E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizMekanizëm mbikëqyrës për Specialen? Tromp: Jeni vonë! (VIDEO)

Mekanizëm mbikëqyrës për Specialen? Tromp: Jeni vonë! (VIDEO)

Nevenka Tromp në “Info Magazinë” në Klan Kosova u shpreh se është vonë për një mekanizëm mbikëqyrës për Specialen.

Derisa kujtoi se kjo çështje sipas saj është ngritur nga gazetarët qysh në fazat e para.

“Më kujtohet se kjo çështje është ngritur nga gazetarët që në fazat e para dhe një nga gjërat e mira të kësaj gjykate është se e ka edhe zyrën e avokatit të popullit i cili shqyrton gjithë ankesat dhe pakënaqësitë që mund ti ketë një i akuzuar si dhe të veprojë në bazë të tyre. Dhe edhe pse ai është pjesë e Dhomave  të Specializuara të Kosovës duhet të veprojë si i paanshëm dhe të ketë autoritet të pavarur”, tha hulumtuesja e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), Tromp.

Tutje, ajo shtoi: “Dhe meqë kjo temë është ngritur sërish, duket që ai nuk ka funksionuar si duhet, dhe nëse ka ndonjë mundësi për krijimin e një mekanizmi të jashtëm mbikëqyrës do të ishte e mirëseardhur, por në të njëjtën kohë tani është një fazë shumë e vonshme e procesit, sepse të gjitha padrejtësitë që mund të kenë ekzistuar deri tash, nuk do të adresoheshin si duhet”, tha ajo.

Ndërkaq, ajo shtoi se tani SHBA është e zënë dhe Kosova dhe Gjykata Speciale janë në fund të listës së prioriteteve.

“Mund ta imagjinoj që është mjaft shqetësuese të fillohet tek tash për krijimin e një mekanizmi që monitoron monitorimin, dhe nuk mendoj se kemi mjaft kreativitet dhe vullnet për ta bërë këtë tani sepse mund të shihni se ShBA në këtë pikë është mjaft e zënë me shumë çështje tjera, kështu që Kosova dhe Gjykata Speciale janë në fund të listës së prioriteteve tani që po flasim”, tha Tromp, transmeton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498