Afrim Mehmeti nga Organizata e Veteranëve të Luftës në Ferizaj ka bërë të ditur se kjo degë do të marrë pjesë në protestën e sotme në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Në një intervistë për emisionin Fol me Arin në Klan Kosova, Mehmeti tha se janë marrë masa konkrete për organizimin e udhëtimit, në mënyrë që të lehtësohet pjesëmarrja e qytetarëve.
“Transporti është i organizuar që nga pallati i sporteve në Ferizaj, por edhe nga shumë fshatra përreth, përmes mjeteve të transportit që i kemi në dispozicion. Mbështetja po vjen nga njerëzit me vullnet të mirë që duan t’i bashkohen kësaj proteste”, tha ai.
The post Mehmeti nga OVL-UÇK tregon si do të organizohet transporti nga Ferizaj për në protestën e sotme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.